Kalo te përmbajtja kryesore
Biznesi.netbiznesi.net

Mjetet që e mbajnë autosallonin tuaj në lëvizje.

Nga katalogu i veturave nga Encar te publikimi i ofertave në rrjete sociale, ndërtojmë pjesët që lidhen me punën tuaj të përditshme.

Çfarë përfshin secila zgjidhje

Shërbime të qarta, me prioritet te ajo që ju duhet sot.

Çdo shërbim është ndërtuar rreth procesit të autosallonit, jo rreth teknologjisë.

01

Webfaqe me Encar

Webfaqe biznesi me inventar Encar

Një zgjidhje e plotë teknologjike për shitjen e veturave koreane: inventari i Encar sinkronizohet automatikisht çdo ditë dhe kursi i këmbimit Won në Euro përditësohet çdo ditë me vlerat reale të tregut. Çdo makinë prezantohet 100% në shqip me specifikat teknike, raportin zyrtar të inspektimit teknik dhe historikun e sigurimit (dëmet/aksidentet), listën e plotë të opsioneve dhe kalkulatorin doganor të integruar për Kosovë dhe Shqipëri.

  • Inventari i makinave nga Encar bëhet update çdo ditë
  • Kursi i konvertimit Won në Euro (KRW në EUR) përditësohet çdo ditë
  • Të gjitha të dhënat, specifikat dhe pajisjet 100% në gjuhën shqipe
  • Raportet e inspektimit teknik, historiku i sigurimit dhe opsionet e plota të makinave
  • Kalkulatori automatik i doganës për Kosovë dhe Shqipëri
02

Publikim automatik

Publikim automatik i makinave në rrjete sociale

Sistemi ynë automatik përzgjedh veturat nga inventari sipas preferencave tuaja specifike dhe i konverton në postime atraktive për Instagram (Story & Feed), Facebook dhe TikTok. Zgjidhni sipas dëshirës çfarë dëshironi të promovoni (p.sh. vetëm makina të caktuara, brende, modele, tipe, buxhete të përcaktuara, vit apo karburant) dhe postimet publikohen të dizajnuara çdo ditë automatikisht me të gjitha specifikat.

  • Postimet bëhen dhe publikohen automatikisht çdo ditë
  • Zgjedhje e lirë e makinave sipas brendit, modelit dhe tipit
  • Filtra sipas çmimit/buxhetit, vitit të prodhimit dhe kilometrazhit
  • Filtra sipas llojit të karburantit (Naftë, Benzinë, Hibrid, Elektrike) dhe transmisionit
  • Formate profesionale për Instagram (Feed & Stories), Facebook dhe TikTok
  • Dizajne me heqje automatike të watermark-ut dhe me logon tuaj

Si fillojmë

Nuk keni nevojë t'i keni të gjitha përgjigjet gati.

Mjafton të dini ku po humbet kohë në katalog, komunikim ose publikim. E nisim nga aty.

Të flasim
01

Lidhja me Encar dhe Sinkronizimi Ditor

Marrim të dhënat e veturave nga llogaria juaj në Encar me përditësim automatik çdo ditë të inventarit dhe kursit Won në Euro, 100% në shqip me raporte inspektimi & sigurimi.

01
02

Webfaqja me Kalkulator Dogane

Ndërtojmë webfaqen me katalogun e veturave, filtra të shpejtë, opsionet e plota të secilës makinë dhe kalkulatorin automatik të doganës për Kosovë dhe Shqipëri.

02
03

Publikimi Automatik sipas Filtrave Tuaj

Konfigurojmë cilat vetura dëshironi të postohen (brendi, modeli, tipi, çmimi, viti, karburanti) dhe nisim publikimin e përditshëm automatik në rrjete sociale.

03

Për autosallone

A keni nevojë për një webfaqe dhe publikim më të lidhur?

Një bisedë e shkurtër mjafton për të kuptuar inventarin dhe procesin tuaj.