Kalo te përmbajtja kryesore
Biznesi.netbiznesi.net

Publikim automatik i makinave në rrjete sociale

Sistemi ynë automatik përzgjedh veturat nga inventari sipas preferencave tuaja specifike dhe i konverton në postime atraktive për Instagram (Story & Feed), Facebook dhe TikTok. Zgjidhni sipas dëshirës çfarë dëshironi të promovoni (p.sh. vetëm makina të caktuara, brende, modele, tipe, buxhete të përcaktuara, vit apo karburant) dhe postimet publikohen të dizajnuara çdo ditë automatikisht me të gjitha specifikat.

Karakteristikat Kryesore

Çfarë përfshin ky shërbim?

Detajet dhe specifikat teknike të asaj që ndërtojmë dhe konfigurojmë për ju.

Postimet bëhen dhe publikohen automatikisht çdo ditë

Zgjedhje e lirë e makinave sipas brendit, modelit dhe tipit

Filtra sipas çmimit/buxhetit, vitit të prodhimit dhe kilometrazhit

Filtra sipas llojit të karburantit (Naftë, Benzinë, Hibrid, Elektrike) dhe transmisionit

Formate profesionale për Instagram (Feed & Stories), Facebook dhe TikTok

Dizajne me heqje automatike të watermark-ut dhe me logon tuaj

Shembull Real

Shembuj nga puna jonë

Shikoni se si duket ky shërbim në praktikë i aplikuar te autosallonet partnere.

Klient i ZgjedhurFerizaj, Kosovë
TopCars Korea logo

TopCars Korea

Webfaqe Encar · Kalkulator Këstesh · Automatizim Social Media

Platformë shitblerjeje për importin e veturave nga Korea e Jugut, me inventar të filtruar nga Encar dhe llogaritës pagese.

Çfarë kemi ndërtuar për ta

  • Platformë web me performancë të lartë dhe sinkronizim të drejtpërdrejtë me Encar Korea.
  • Kalkulator për pagesë me këste mujore dhe llogaritës doganor për blerësit në Kosovë.
  • Panel administrimi për menaxhimin e marzhave dhe çmimeve përfundimtare.
  • Automatizim i postimeve ditore në Instagram Stories dhe TikTok me format të dedikuar.

Automatizimi i postimeve aktiv në:

Për autosallone

A keni nevojë për një webfaqe dhe publikim më të lidhur?

Një bisedë e shkurtër mjafton për të kuptuar inventarin dhe procesin tuaj.